Presidenti Hashim Thaçi në mesin e fëmijëve - Foto: Facebook

Reagon Presidenti pas Rezultateve të PISA-s

Rreth rezultateve të nxënësve kosovarë 15-vjeçarë në testin ndërkombëtar të njohurive të përgjithshme ‘PISA’ ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas rezultateve të publikuara sot nga Ministria e Arsimit del se Kosova është ndër vendet e fundit sa u përket njohurive të nxënësve në shkenca, matematikë dhe lexim.

Ndërsa, presidenti Thaçi në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.

“Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore. Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas rezultateve të publikuara sot, 77 për qind e nxënësve kosovarë nuk e kanë arritur nivelin 2 (të aftësive minimale) në fushën e leximit, 78 në matematikë dhe 68 për qind në shkenca.

http://kallxo.com/testi-pisa-77-e-nxenesve-15-vjec-sdine-lexim/

Dje, ndërkaq, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, paralajmëroi për rezultatet që u publikuan sot. Sipas tij, rezultatet e këqija amnistohen sepse nuk përfshijnë periudhën e qeverisjes së tij.

http://kallxo.com/arsimi-kosoves-para-testit-te-madh-nderkombetar/