Ndërtesa e re e komunës së Fushë Kosovës, e financuar nga BE. Foto: Kallxo.com

Reagon Fushë Kosova: Objekti i shembur është në territor të Prishtinës

Komuna e Fushë Kosovës ka reaguar pas shembjes së një objekti ndërtimor në zonën industriale, Prishtinë – Fushë Kosovë, përkatësisht në rrugën “Elez Berisha”.

Në një postim në faqen e ‘Facebook-ut’, kjo komunë ka thënë se objekti është i Komunës së Prishtinës.

Ky është reagimi i plotë i komunës së Fushë Kosovës:

“Komuna e Fushë-Kosovës, reagon lidhur me lajmin se është shembur një objekt në komunën e Fushë-Kosovës.

Ky lajm është i pasaktë dhe i pavërtetë dhe është i habitshëm përse nuk verifikohen informacionet dhe të dhënat por ato plasohen në mënyrë të pasaktë dhe të pavërtetë.

Objekti është i Komunës së Prishtinës.”

Lajmin për shembjen e pllakës së një ndërtese për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti.

Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Elez Berisha” në zonën industriale në  Fushë Kosovë, është shembur një pllakë  nga një ndërtesë e cila  është në ndërtim e sipër”, ka thënë ajo.

https://kallxo.com/shembet-nje-objekt-ne-ndertim-ne-fushe-kosove/