Reagon Beerfest: Festivali i suksesshëm, mos u fokusoni në incidente

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë gjatë mbajtjes së Festivalit të Birrës në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, arrestimin e gjashtë personave dhe lëndimin e dy prej tyre.

Organizatorët e BeerFest kanë reaguar  duke thënë incidenti i mbrëmshëm  është lokalizuar shpejt nga sigurimi dhe Policia e Kosovës.

Beerfest përmes reagimit kanë thënë se festivali do të vazhdojë të mbahet sipas agjendës së paraparë dhe sipas lejes

“Qytetarët tanë dinë të festojnë dhe të argëtohen dhe ky festival e ofron pikërisht këtë. Neve si organizatorë na vjen keq për një incident qe ndodhi mes 4-5 personave të pandërgjegjshëm, e i cili u lokalizua shume shpejt nga sigurimi dhe `Policia e Kosovës’. I lusim mediat që të jenë korrekt dhe të raportojnë drejt për festivalin e të mos fokusohen vetëm në incidentin në fjalë, por të raportojnë edhe për sigurinë, rregullin, atmosferën dhe gjithë argëtimin qe e solli sonte ‘Beerfest’ në kryeqytet”, thuhet në reagim.

Mirupafshim ne ditët në vijim me: Vesa Luma, Shaolin Gang, Dafina Zeqiri, Skivi, Xuxi, Red Hot CHili Peppers Real Tribute, Zhagg, Leke Gjurgjeali e shume DJ e artistë tjerë”, thuhet në reagim.

Ditë më parë, për shkak të përleshjes mes disa personave gjatë Festivalit të Birrës dhe Verës, ministri Endrit Shala kishte marrë vendim për mbylljen e këtij festivali.

https://kallxo.com/bilanci-i-policise-6-te-arrestuar-ne-beer-fest/

https://kallxo.com/foto-perleshje-gjate-festivalit-te-birres-ne-prishtine-ka-te-arrestuar/

https://kallxo.com/pamje-perleshje-fizike-mes-disa-personave-gjate-festivalit-te-birres/

Ditë më parë, për shkak të përleshjes mes disa personave dhe plagosjes së një personi gjatë Festivalit të Birrës dhe Verës, ministri Endrit Shala kishte marrë vendim për mbylljen e festivalit.

https://kallxo.com/theret-me-thike-nje-person-gjate-festivalit-te-veres-dhe-birres-ne-prishtine/