ARKIV: Nga një konfereKQZ, Policia e Prokuroria të gatshme për zgjedhjet e së dielës - Foto: KALLXO.com

Reagojnë KDI dhe D4D për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), kanë reaguar ndaj procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtyre dy instituteve presidenti Hashim Thaçi ka tendenca për të vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për emërimin e anëtarëve të rinj në KQZ.

‘’Kushtetuta e Republikës së Kosovës konstaton se gjashtë anëtarët emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend, një emërohet nga deputetët e komunitetit serb dhe tre të tjerë nga deputetët e komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë”, thuhet nw reagim.

“Rrjedhimisht, duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe rezultatin nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, 11 vendet e KQZ-së duhet të shpërndahen si vijon: Koalicionit PAN, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së u takojnë nga dy anëtarë, grupeve parlamentare që përfaqësojnë komunitetet joshumicë u takojnë katër (4) anëtarë, dhe një(1) vend për kryetaren e KQZ-së. Çdo interpretim tjetër për përbërjen e KQZ-së është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi’’, thuhet në reagim.

KDI dhe D4D konsiderojnë që funksionalizimi i KQZ-së duhet të trajtohet me prioritet nga presidenti, në mënyrë që t’i përmbushë obligimet e saj e aq më tepër kur disa nga anëtarët e KQZ-së vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit përkundër mosfunksionimit të këtij institucioni.