Reagimi i Universitetit të Pejës, 'një mal' me gabime drejtshkrimore

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” dje humbi akreditimin institucional nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, përmes të cilit vendim, ky universitet nuk do të mund të regjistrojë studentë të ri këtë vit akademik.

Ky universitet dje doli me një reagim publik, pas lajmit se Këshilli Shtetëror i Cilësisë votoi pro rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë për tërheqjen e akreditimit institucional.

Në reagimin e tyre përveç “thirrjes së dëshpëruar” ndaj Kuvendit të Kosovës që të ndërhyjë në këtë vendim, ata shkruan një mori gabimesh drejtshkrimore.

Këto gabime thelbësore, janë të papranueshme për një institucion të arsimit të lartë.

 

 

KALLXO.com dje (15 korrik) ka monitoruar mbledhjen e 74-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët votuan rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, si dhe Kolegji Fama, Kolegji Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të ri për këtë vit akademik.

https://kallxo.com/universitetet-e-pejes-prizrenit-dhe-mitrovices-nuk-mund-te-regjistrojne-studente-te-rinj/

https://kallxo.com/pervec-tri-universiteteve-publike-kshc-ua-terheq-akreditimet-edhe-4-kolegjeve-private/