Reagimi i Ramush Haradinajt kur kupton se famijla e zv-ministrit të AAK-së është e përfshirë në ndërtimin e autostradës
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin i cili zbardh mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, është përfshirë në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
Në lidhje më këtë hulumtim, ekipi ka kërkuar një përgjigje edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, për t’u informuar nëse është në dijeni se kompania e familjes së zëvendësministrit Rexhep Kadriu, nga radhët e AAK-së, i cili poashtu është emëruar nga vetë Haradinaj furnizon me beton punimet në autostradën Prishtinë- Gjilan.
“Jo nuk e di, duhet me u interesu nëse është e vërtetë. Nuk e di për besë. Është e mundur, por unë sot dëgjova prej juve”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka falënderuar ekipin që i dha një informacion të tillë pasi, siç duket, ai nuk ka qenë në dijeni.
Emisionin e plotë të “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.