Foto: KALLXO.com/ 29.05.2019

Reagimi i Mogherinit pas operacionit të Policisë në veri të Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha sot se aksioni i djeshëm i Policisë së  Kosovës në veri të vendit, tregon se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

“Ajo çka ka ndodhë dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ka ndodhur dje është një rikujtim për ne se të gjithë kemi interes për një marrëveshje detyruese mes dyja vendeve dhe do të ishte mënyra më e mirë për rajonin të përfitojë për integrime”, tha Mogherini në një konferencë për media bashkë më komisionarin për zgjerim, Johanes Hahn, pas publikimit të dokumentit strategjisë së zgjerimit dhe raportin për Kosovën.

Ajo shtoi se nëse humbet ky rast sheh rrezik në kthimin e situatës së kaluar.

“Nëse e humbin këtë rast shoh rrezikun e forcave të kaluara të kthimit.  Populli i rajonit janë të sigurt që kjo është në mënyrë të tyre, të mos humbet rast për marrëveshje. Rajoni ka zgjidhjen e vet dhe kjo përfshin edhe Kosovën dhe Serbinë”, tha përfaqësuesja e BE-së.

Mogherini as në këtë konferencë nuk la pa përmendur taksën 100 përqind të Kosovës ndaj produkteve serbe.

“Taksat janë në kundërshtim me marrëveshjet dhe shpresoj që vullneti do të dominojë dhe të vazhdojë dialogu.  Jam e bindur që një marrëveshje është e mundur por disa vendime duhet të merren”, tha tutje ajo.

Policia e Kosovës dje në orët e para të mëngjesit kishte bërë një aksion në komunat veriore, ku ka arrestuar disa persona me dyshimin për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë ku ka pasur edhe të plagosur.

 

https://kallxo.com/fotogaleri-aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-zubin-potok/

 

.