Reagimi i Gjykatëses Tolaj kur Mësoi për Akuzat Ndaj Djalit të Saj

Kryetarja e Gjykatës në Deçan, Safete Tolaj, tha në emision se nuk ishte e informuar se djali i saj në emër të saj ka marrë mito. Ajo ishte shumë e sigurt se djali i saj nuk ishte i përfshirë në këtë rast.

“Jo absolutisht. Le që nuk kam njohuri fare edhe nuk ka gjasa që kjo të jetë e vërtetë“, ka thënë Tolaj për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në të tjera detaje, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke i premtuar familjes Kelmendi se ka njerëz edhe në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.

Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin momentin e dorëzimit të parave nga familja Kelmendi te familja Tolaj e po ashtu intervistat me personat e tjerë te të cilët janë bartur pronat të cilat u morën me premtimin për zgjidhjen e lëndëve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: