Reagime për mosgrumbullimin e mbeturinave nga ‘Pastrimi’

Organizata “Green Art Center” (GAC)  ka shprehur shqetësimin për bllokimin e xhirollogarisë së kompanisë regjionale “Pastrimi”, që si pasojë ishte ndalur grumbullimi i mbeturinave në komunat që kjo kompani operon.

“GAC i bën thirrje institucioneve shtetërore që të veprojnë sa më parë në zgjidhjen e sfidave ekonomike me të cilat po ballafaqohen kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave sikurse rasti konkret i kompanisë “Pastrimi” pasi që kjo po shkakton pasoja që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

GAC ka kërkuar vëmendje të menjëhershme të institucioneve relevante për të tejkaluar këtë situatë në mënyrë që të mos pësojnë qytetarët e as mjedisi.

KALLXO.com iu sjell fotografitë e bërllokut gjatë ditës së sotme në Prishtinë.