S. L. fcb

Ravoheci në ditë zie

Komuna e Rahovecit sot është në ditë zie pas humbjes së jetës së tre personave në një aksident të rëndë trafiku të premten e kaluar në Bërnjak.

Shpallja ditë zie në Rahovec u bë në shenjë ngushëllimi për familjarët e viktimave.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bërnjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri.