6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Rasti i 'gylenistëve', Komisioni Parlamentar sot merr në pyetje ministrin Pal Lekaj

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot do të mbajë mbledhje.

Para disa ditësh nga ky komision parlamentar është marr ën pyetje edhe ish drejtori i Policisë tani shef i AKI-së, Shpend Maxhuni. Po ashtu në pyetje janë marrë edhe shumë zyrtarë tjerë policorë dhe ish-shefi i AKI-së Driton Gashi.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur, më 29.10.2018
  3. Intervistim i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës z. Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil z. Ismail Berisha, Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror z. Bahri Nuredini dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë z. Shkelzen Sopjani
  4. Të ndryshme.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar rreth arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq – LINK