Arrestimi i Marko Gjuriqit, mars 2018

‘Rasti Gjuriq’, Ministri Ismaili Akuzon VV-në se ‘Mbrojti Interesat e Serbisë‘

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet e sotme në veri të vendit, ka shtyrë ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, ta akuzojë VV-në se me apo pa vetëdije i ka mbrojtur interesat e Serbisë.

Sipas ministrit, Vetëvendosje e ka nënçmuar Policinë e Kosovës dhe se ky subjekt doli kundër shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i ministrit Uran Ismaili në profilin e tij në “Facebook”:

“Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje hyrjes pa leje në Kosovë të Marko Gjuriq. Sërish Vetëvendosje – me apo pa vetëdije – mbrojti interesat e Serbisë, duke e nënçmuar aksionin e Policisë së Kosovës, të cilin e konsideron si të shtyrë politikisht. Sërish Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës. Turpi i saj nuk po ka fund.”