Ilustrim

Rast i rrallë, gruaja rrahë burrin


Një grua është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se ka rrahur burrin e saj.

Policia ka sqaruar se mëngjesin e djeshëm në Zveçan është arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Të njëjtit sipas policisë janë të komunitetit serb. Rasti është inicuar si dhunë në familje.

Burri ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.