Raporton në polici djegien e veturës

Një person mbrëmë në Pejë raportoi se veturës së tij i është vënë qëllimshëm zjarri.

Ngjarja, sipas ankuesit, ka ndodhur në orën 21 e 30 të së premtes,

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet se ia kanë vënë zjarrin veturës së tij”, thuhet në raportin policor.

Ankuesi ka thënë në polici se dëmi i shkaktuar është në vlerën 2 mijë euro.

Policia rastin e ka regjistruar si zjarrvënie, ndërsa është duke e hetuar atë.

KALLXO.com shkroi edhe më herët për raste të ngjashme.