Raportimi mbi demokracinë në Evropë, target i ri i BIRN në gazetari hulumtuese

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese ka lansuar faqen e re të lajmeve që fokusohet në raportimin mbi demokracinë në Evropë.

“Reporting Democracy”, ose Raportimi i Demokracisë, rubrikë e integruar në medien Balkaninsight.com, u lansua në një konferencë ditore me panelistë të shquar që folën lidhur me problemet e demokracisë në Evropë dhe rolin e gazetarëve dhe shoqërisë civile në këto zhvillime.

“Në të gjithë Evropën, lëvizjet populiste po ndryshojnë peizazhin politik dhe rrënojnë besimin në institucionet demokratike. Në disa vende, ata janë duke goditur mediat e pavarura, gjyqësorin dhe shoqërinë civile. Rezultati është transformimi më i madh politik në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, thuhet në faqen zyrtare të BIRN-it.

Projekti i lansuar u përkrah nga Fondacioni ERSTE.

Konferenca ‘Raportimi i Demokracisë’ ishte nikoqir i tri paneleve me tema të  ndryshme.

Konferenca zhvilloi një diskutim të gjatë mbi faktorët e rrezikimit të demokracisë.

Jeta Xharra, Drejtoreshë e BIRN Kosovës, ishte moderatore e panelit mbi protestat e qytetarëve në Ballkan.

Branislav Trifunovic, aktor dhe organizator i protestave  një për pesë milionë (#1od5miliona), tha në konferencën e organizuar nga BIRN se numri i pjesëmarrësve në protesta gjithmonë po rritet dhe si organizator i protestave ndihet shumë mirë.

“Jam shumë i lumtur për këtë dhe për numrin e njerëzve që po marrin pjesë në këtë protestë. Ne protestën e parë i kemi pasur ndoshta 2 ose 3 mijë njerëz. Kam mbetur i vetmi qe kam folur ne atë protestë. Ne protestën më të madhe i kemi pasur 60 mijë njerëz. Njerëzit në Serbi janë lodhur nga politika në përgjithësi. Ka funksionuar , heronjtë e mi janë njerëzit nëpër qytete të vogla që dalin në rrugë dhe tregojnë fytyrën”, ka thënë Trifunovic.

Marta Lempart, iniciatore e protestave për gratë polake “Strajk Kobiet”  në Poloni tha se protestat gjithmonë duhet të fillojnë me mobilizimin e grupeve të vogla sepse vetëm atëherë kanë efekt më të madh sepse numri i protestuesve shkon duke u rritur.

“Protesta ka funksionuar dhe unë jam e lumtur. Njerëzit që e kanë organizuar protestën janë njerëz që punojnë mësues, punëtorë, ndërmarrës dhe nuk janë ndër organizatorët më të mirë të protestave. Ne protestën e kemi organizuar përmes eventit në Facebook duke i pyetur njerëzit se ku duan të protestojnë. Qeveria i di vendet ku të strehohen dhe të jenë të sigurt, por kjo nuk ka shumë rëndësi, ka rëndësi që njerëzit janë mobilizuar, e kjo duhet të niset nga vendet e vogla sepse kanë më shumë efekt protestat. Protestat janë për të përkrahur çdo grua nga opozita dhe nuk janë politike, janë të lirë të na bashkohen të gjithë”, tha Lempart.

Bora Mema  anëtare e Organizatës Politike në Shqipëri, tha se protestat e studentëve në Shqipëri të kanë dhënë shpresë studentët e rinj që duan të vijnë në universitet.

“Në 2018 patëm një shkëndijë që beri 50 mije studentë të dalin në rrugë, në ditën e parë. Ne pamë se sa shumë jemi dhe se mund të kërkojmë më shumë. Çfarë arritëm me këto protesta brenda janarit ishte ajo që qeveria uli koston për nivelin Bachelor. Gjithkush pret nga studentët të përsërisin historinë përsëri, të bëhen pjesë e partive politike, dhe kjo ka ndikuar që njerëzit të mobilizohen Protestat dhe ndryshimet mu të jenë më shpresëdhënëse për njerëzit që duan të bëhen pjesë e fakultetit në të ardhmen”, ka thënë Mema.