Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëvendësministri Milazim Gashi ia ka dërguar kryeministrin një raport me 35 faqe, pjesa më e madhe e tij janë: një memorandum prej 20 faqe, disa ftesa, agjenda të konferencave, lista e pjesëmarrësve dhe disa foto.

Madje përmbajtja e raportit nuk përkon me raportin real.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, në raportin për 100 ditë punë në Qeveri, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thotë se ka vizituar Komunën e Vitisë dhe komunën e Deçanit.

Madje ai  thotë se ka qenë në vizitë edhe në Gjermani, dhe vizitës që e ka përshkruar në një fjali, ia ka bashkangjitur edhe një foto.

Për më tepër Gashi i ka raportuar kryeministrit edhe për një konferencë të organizuar në Pejë. Aty ka listuar 11 pjesëmarrësit dhe agjendën e takimit, si dhe ka ndarë me Haradinajn edhe ftesën që ia ka bërë kryetarit të Pejës, i cili vjen nga LDK, Gazmend Muhaxherit.

Njësoj ka vepruar edhe me një konferencë të organizuar në Anamoravë. Edhe kësaj radhe ai ka ndarë me Haradinajn ftesën që ia ka bërë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më pas, ai raportit ia ka bashkangjitur edhe një memorandum bashkëpunimi me një OJQ.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Milazim Gashi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Qazim Rrahmani.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale