Ranilluk, punëtori gjatë punimeve bie nga lartësia
21.2.2019 - 10:57
Një punëtor në fshatin Crep të Ranillukut, ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga një lartësi.
Sipas njoftimit të policisë, punëtori i cili ishte duke kryer disa punime, ka rënë nga një lartësi, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar një Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Njësitet përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.