Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Ramush Haradinaj ndezë sallën përmend Ibrahim Rugovën

Në tubimin e tij me simpatizantët në Viti Ramush Haradinaj ka ndezur duartrokitjet e sallës kur ka përmendur Ibrahim Rugovën.
Ai e ka përmendur Rugovën duke ironizuar me LDK-në e sotme e cila sipas tij nuk mund ta qkapë shtetin.
“Po i ndijë LDK-në tu thanë e kapim shtetin për besë, nuk e tutin macën prej psheshit” ka thënë Haradinaj
“Me pa kanë kur u kanë Ibrahim Rugova tan kem qenë me to” ka thënë Haradinaj kur është ndërprerë nga duartrokitjet e sallës.Minuta e 9 ne video

Ai ka akuzuar LDK-në për bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“LDK nuk guxojke me u ndi prej Hashimit e prej Kadrisë i bojshin rresht” ka thënë Haradinaj.
Por vet lideri i AAK-së gjatë tërë mandatit të tij kishte qeverisur me Kadri Veselin duke ndarë qeverisjen. Jo rrallëherë ata ishin parë edhe në dreka e darka të përbashkëta.