Ramush Haradinaj Merr Zyrën e Kryeministrit
11.9.2017 - 11:49
Ramush Haradinaj përfundimisht është ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.
Ai e ka marrë këtë detyrë nga kryeministri i derisotëm Isa Mustafa në një takim të cilin Haradinaj dhe ekipi I tij e zhvilluan me Mustafën para pak çastesh.
Ndërsa takimin e parë si Kryeministër, Haradinaj do ta zhvillojë pas pak minutash me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Haradinaj është votuar në postin e kryeministrit të vendit të shtunën e kaluar me 61 vota të deputetëve duke I dhënë fund kështu një ngërçi disajavor institucional.