Foto: Kallxo.com

Ramush Haradinaj: Kemi të meta në emërimet e larta në institucione

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e pranoi të hënën se ka të meta në emërimet e larta në institucionet dhe agjencitë e Kosovës, të cilat bëhen përmes konkurseve.

Në një konference ku po diskutohet për rezultatet e projektit të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për rekrutimet në pozitat e larta drejtuese.

Kur janë mbushur tri vjet nga nënshkrimi i parë i këtij memorandumi mes Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, Haradinaj e vlerësoi këtë projekt si “dhuratë që duhet ta çmojmë”, sado që gjetjet tregojnë se qeveria dhe institucionet tjera nuk i kanë respektuar në shumë raste kriteret e emërimeve.

“Ambasada (britanike) na ka ndihmu për rekrutim në Shërbim Civil dhe Ndërmarrje Publike. Duhet ta pranojmë që kemi lëshime dhe dëme. Këto lëshime e të meta t’i trajtojmë. Nga Ambasada Britanike e kemi një dhuratë dhe duhet ta çmojmë”, tha Haradinaj.