Ramush Haradinaj flet për dyshimet për keqpërdorime në fondin 'Let’s Do It Kosova'

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar edhe për gjetje e auditorit në zyrën e tij si dhe për gjetjet e auditorit për parregullsi në shpenzimin e mbi 800 mijë eurove në kuadër të fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’.

Haradinaj ka thënë që auditimi ka qenë kërkesë e tij, por tha që tani nuk mund të japë detaje për ndonjë rast të veçantë.

“Ne e kemi kërkuar këtë auditim. Kërkesa ka qenë e imja për auditimin e Kryeministrisë. Është institucion i madh, ka plot departamente, drejtori, mekanizma. Të gjitha gjetjet do t’i trajtojmë sipas ligjit. Ne e kemi kërkuar këtë auditim në mënyrë që ta kuptojmë si po shkojnë procedurat e brendshme. Tash nuk mund të jap detaje për asnjërën nga këto, por e kemi kërkuar vet”, ka thënë Haradinaj kur u pyet nga KALLXO.com në konferencën e sotme për shtyp.

Ai nuk u përgjigj kur u pyet nëse do të kërkojë nga Prokuroria t’i hetojë gjetjet e Auditorit.

https://kallxo.com/dyshime-dhe-parregullsi-ne-ndarjen-dhe-shpenzimin-e-mbi-800-mije-eurove-ne-fushaten-lets-do-it-kosova/

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në analizimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Kryeministrit kanë se thënë nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse fondet në vlerë prej 815,035€ të cilat qeveria e Kosovës i ka ndarë për themelimin e Task Forcës për pastrimin ne ambientit në Kosovë janë shpenzuar në mënyrë të rregullte dhe në përputhje me ligjin.

Përveç kësaj auditori ka hedhur dyshime se rivarrimi i heronjve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi është bërë jashtë rregullave.