Ramiz Lladrovci në Pejë për ndeshjen Prishtina - Drita - Foto: KALLXO.com

Ramiz Lladrovci në Pejë për ndeshjen Prishtina- Drita

Kryetari i komunës së Drenasit është fotografuar pranë stadiumit të qytetit të Pejës duke shkuar për të ndjekur ndeshjen Prishtina – Drita.

Kryetari i Drenasit po del të jetë një futbolldashës i madh.

Pak ditë më parë ai ka publikuar foto edhe nga stadium i “Allianz Arena”, ku Bayern Munchen po përballej me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja vendimtare për titullin kampion të Superligës së Kosovës do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës nga ora 16:00.

Forca të shumta të sigurisë kanë janë dislokuar në Pejë në prag të ndeshjes vendimtare të futbollit mes Prishtinës dhe Dritës.

Drita e Gjilanit momentalisht është në vend të parë me 3 pikë më shumë sesa rivali direkt për titull, Prishtina.

http://kallxo.com/prishtina-drita-beteja-e-fundit-ne-luften-per-kampion/

http://kallxo.com/fotogaleri-forca-te-medha-policore-ne-peje-ne-prag-te-ndeshjes-prishtina-drita/