Deputeti Ramiz Kelmendi me bashkëpartiakët e rinj - Foto: Facebook

Ramiz Kelmendi Zyrtarisht Kalon në LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi  ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhet në postimin e deputetit Kelmendi.

Ditë me parë, tashmë ish-deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi në prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar përafrimin e tij me subjektin e LDK-së.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-afer-ldk-se-dhe-postit-te-larte-ne-qeveri/