Punetoret e ELKOS-it ne Proteste - 01.02.2019...

Ramiz Kelmendi: Protesta e ish-punëtoreve tentim për të ma dëmtuar imazhin

Pronari i kompanisë “Elkos” njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, protestën e sotme të mbajtur nga ish- punëtoret e kësaj kompanie, ai e quan vetëm si “tentim për t’ia dëmtuar imazhin”.

Rreth 50 punëtorë – protestues janë mbledhur sot në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës, për shkak që, siç thonë, ndërprerjes së njëanshme dhe të paarsyeshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Kelmendi në një bisedë për KALLXO.com, thotë se disa punëtor e kishin shantazhuar dje për prishje të imazhit në zyrën e tij.

“Një pjesë e madhe tyre kanë tentuar me hy edhe në zyrën time të deputetit duke thënë që kemi me të shantazhu në media për më ta humb autoritetin publik. Ata që vijnë të unë e duhet me polici me i largu është tentim e prishjes se imazhit”, ka thënë Kelmendi.

Ndërkaq, menaxheri i ELKOS-it, Blerim Nikqi, thotë për KALLXO.com, se në protestën e sotme janë vetëm 8 punëtor që janë duke e kundërshtuar këtë vendim, pasi që sipas tij, vendimi për largimin e tyre ka ardhur për shkak të tri vërejtjeve.

“Nuk e kisha vlerësu si protestë, mirëpo komisioni disiplinor që funksionon brenda kompanisë, ka marrë vendim që të punësuarit pas vërejtjes se tretë me shkrim, ka marrë vendim për largimin e tyre nga puna për shkak se nuk janë përmirësuar edhe pas atyre vërejtjeve të një pas njëshme. Pastaj, një grup prej 15 personave janë solidarizu dje edhe sot për ish koleget e tyre, pra janë 8 persona të larguar nga 141”, tha ai.

Mirëpo, Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, tha për KALLXO.com dje se do të protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhuese dhe na kompania ‘Elkos’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar sot nga vendi i ngjarjes ku po mbahet protesta në Zahaq të Pejës.

https://kallxo.com/dhjetera-punetore-te-larguar-nga-puna-nga-elkos-i-ne-proteste-video/?fbclid=IëAR12_0F81CZD6XSCU0P4eb2ëIYkTPdzYvGuSJEXO97nV_6aeAJIr6qjJ7vQ

.