Rama uron 28 Nëntorin me fotografi të dy qeverive

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama për 106-vjetorin e Pavarësisë ka zgjedhur një foto  të veçantë për ti uruar shqiptarët.

 Rama ka publikuar fotografinë e realizuar në takimin mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë në Pejë.

Në foto shfaqet dora e Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar si dhe nënshkrimet e dy kryeministrave.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Flamurit”, ka shkruar Rama në Facebook.