Foto: KALLXO.com

Rama i reagon 'gëzimit' të Edita Tahirit për Cakajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar “gëzimit” të ish-ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme nga ana e presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Ai i është përgjigjur asaj duke thënë se ajo  është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, ka shkruar Rama.

Ndryshe sot, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për shkak të deklaratave të tij pro korrigjimit të kufijve.

https://kallxo.com/ilir-meta-nuk-e-dekreton-gent-cakajn-shkaku-i-deklaratave-pro-korrigjimit-te-kufijve-dokument/

https://kallxo.com/edita-tahiri-duartroket-mos-dekretimin-e-ministrit-nga-kosova-nga-ilir-meta/