FOTO: UNS

Rahoveciani pranon se dëmtoi pllakën përkujtimore të gazetarëve serb

Një burrë nga Rahoveci është ndaluar nën dyshimet e dëmtimit të pllakës përkujtimore për dy gazetarë serb Djuro Slavuj and Ranko Perenic që  u zhdukën duke udhëtuar derisa po raportonin për luftën në vitin 1998

Dëmtimi i pllakës u raportua më datën 30.01.2019 në orën 11,  në stacionin policor në Rahovec.

Policia pas hetimeve ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar Sh.B i lindur në vitin 1971, i cili është shoqëruar në stacion policor në Rahovec dje me datë 05.02.2019.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe gjatë deklarimit ka pranuar se ai e kishte dëmtuar- zhvendosur pllakën në fjalë derisa ishte duke punuar me eskavator në afërsi të lokacionit.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është liruar ndërsa rasti kalon në procedurë të rregullt.