Jeta në Komunë

Rahoveci dhe Kaçaniku në ‘Jeta në Komunë’

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, do të flasin nesër në debatin ‘Jeta në Komunë’ për dy vitet e para të qeverisjes së tyre.

Deri ku kanë arritur me premtimet e dhëna dy vjet më parë Idriz Vehapi dhe Besim Ilazi?

Pse është zvogëluar buxheti për bujqësi në komunën e Rahovecit, edhe pse kjo komunë jeton nga bujqësia?

Çka ka ndodhur me konkurset në arsim në Rahovec?

Si janë punësuar pa konkurs djemtë e asamblistëve komunalë?

Pse nuk është themeluar zyra për përkrahjen e bizneseve në këtë komunë?

Çka kishte premtuar e çka ka realizuar Besim Ilazi i Kaçanikut gjatë dy viteve të para të qeverisjes?

Cila është e vërteta për zonat industriale të premtuara?

Ku është punësuar axha i kryetarit të komunës?

Kush e ka fituar tenderin për sigurimin fizik të objekteve të komunës?

Si i ka bindur PDK asamblistët e partive tjera të kalojnë në këtë parti?

Si mësojnë nxënësit në bibliotekën komunale në Kaçanik?

Debati për komunën e Rahovecit transmetohet në RTK të dielën në orën 11:15, ndërsa debati për Kaçanikun në orën 12:15.