Ilustrim

Rahovec: Një person në gjendje të rëndë nga lëndimet nga rrahja

Policia në  Rahovec ka njoftuar për një incident kriminal si pasojë e të cilit një burrë është në gjendje të rëndë pasi është rrahur nga persona ende të panjohur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranjak të Rahovecit. Raporti sqaron se policia e ka gjetur viktimën të shtrirë në rrugë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore nga lëndime të cilat kanë ardhur nga një rrahje.

Në të dhënat e policisë nuk ka detaje për personat e dyshuar apo për arrestimin e ndonjë personi.