Foto: Ilustrim

Rahovec, kacafytet me hajnat që i hynë në shtëpi

Një qytetar i Rahovecit është kacafytur me hajnat të cilët i kishin hyrë në pronën e tij.

Qytetari ka treguar se derisa ishte brenda në shtëpi ka vërejtur dy persona të panjohur, të maskuar dhe me armë në dorë.

Gjatë përleshjes viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 2:40.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje grabitqare në tentative, vazhdon të hetohet.