Rahoveci - Foto: KALLXO.com

Rahovec, ia thyejnë shtëpinë, vjedhin stoli ari e para

Një burrë nga Rahoveci ka raportuar se disa persona të panjohur, i kanë vjedhur stoli ari e para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh, të Policisë së Kosovës, të dyshuarit me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së tij, dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Është bërë e ditur se njësitet policore tashmë janë duke e hetuar rastin.