Ilustrim

Rahovec, i mituri rrahet keq në ‘Internet Cafe’, dërgohet në spital

Një burrë nga Rahoveci ka sulmuar fizikisht një të mitur pas një mosmarrëveshje në një lokal ‘Internet cafe’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e sulmit, i mituri kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Më tej është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyhuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:30.