Rahovec, arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se në këtë rast është arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një grua.

Si pasojë e sulmit, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.