Ilustrim

Rahovec, arrestohen pasi postuan foto me armë në 'Facebook'

Dy burra janë arrestuar pasi që postuan foto me armë në rrjetin social ‘Facebook’.

Rasti ka ndodhur dje në orën 14:00 në Rahovec.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Siç edhe bëhet e ditur me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.