Rahovec - Aktakuzë ndaj dajës që lëndoi nipin e vet

I shkakton lëndime të rënda trupore djalit të motrës, në Komunën e Rahovecit

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ushtruar aktakuzë kundër të pandehurit B.M., për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 12.12.2018., në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një autoservis, ku ishin duke e rregulluar një automjet, i dëmtuari Z.V., e kishte gjetur një armë, dhe i pandehuri B.M., duke tentuar ta merr armën nga nipi i tij( djali i motrës), tani i dëmtuari, e gjuan atë duke e goditur në pjesën e majtë dhe të djathtë të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Armën me të cilën e ka qëlluar, i njëjti e ka poseduar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe për këtë ngarkohet edhe për veprën e dytë penale të cekur më lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatën Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.