Rafet Rama jep betimin e deputetit

Rafet Rama, sot ka dhënë betimin për tu bërë deputet i Kosovës. Rama është bërë deputet në vend të Nezir Çoçaj.

Gjithashtu Rama u bë edhe anëtar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjence në vend të deputetes Xhevahire Izmaku.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj kishte dhënë dorëheqje më 10 shtator të vitit të kaluar.

Arsyet, sipas tij, janë personale – kanë të bëjnë me çështje profesionale.

https://kallxo.com/dorezon-mandatin-deputeti-i-pdk-se-nezir-cocaj/?fbclid=IwAR15ziMmxKCosPK8Pa7qTAt8HmM8L3AMv2bF2lMmX_YJuTkupkz_IeoEjp8