Rafet Rama, deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës

Rafet Rama do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës.

Rama do ta zëvendësojë Nezir Çoçajn, i cili sot njoftoi se ka dorëzuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sikurse edhe Çoçaj, edhe Rafet Rama vjen nga radhët e PDK-së.

Rafet Rama ishte kandidati me më së shumti vota në listën e kandidatëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma që mund ta zëvendësonin secilin deputet që do të largohej nga detyra.

https://kallxo.com/dorezon-mandatin-deputeti-i-pdk-se-nezir-cocaj/

Sot gjatë ditës, Nezir Çoçaj njoftoi se për arsye personale ka dorëzuar mandatin e deputetit.