Foto: KosSev (Arkiv)

Radoiçiq, Rikalo e Jevtiq zgjedhen nënkryetarë të ‘Listës Serbe’

Lista Serbe ka zgjedhur sot pesë nënkryetarët e vet në një kuvend të mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Vinka Radosavleviq, Milan Radoiçiq, Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq janë nënkryetarët të cilët u zgjodhën në mënyrë unanime nga Kuvendi i Listës Serbe, raporton KosSev.

Kjo agjenci raporton se, megjithatë, emrat e nënkryetarëve nuk janë bërë publikë gjatë mbledhjes së sotme solemne ku mori pjesë dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Informacionin për këtë e ka dhënë disa orë pas mbledhjes TV Most.

“Kemi tri herë më shumë përgjegjësi se sa njerëzit që merren me menaxhimin e qytetit dhe institucioneve në cilëndo pjesë të vendit tonë”, tha Gjuriq gjatë këtij kuvendi duke shtuar se është e rëndësishme “të tregojmë agilitet i cili i përgjigjet momentit në të cilin gjendemi”.

Dy nga nënkryetarët, Nenad Rikalo e Dalibor Jevtiq, janë pjesë e kabinetit qeveritar të Kosovës ndërsa Milan Radoiçiq konsiderohet si njeriu i fortë i biznesit në pjesën veriore me të cilin është takuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj gjatë periudhës para se të votohej për drejtues të qeverisë.