Radhë të Gjata të Pritjes në Kufirin Kosovë- Shqipëri

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com për pritjet e gjata të cilat po bëhen në Kufirin Kosovë- Shqipëri.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e policisë Bajram Krasniqi ku tha se pritja në dalje të Kosovës është 30-40 minuta.

“Pritjet në kufi janë prej 30 deri në 40 minuta ndërsa sa i përket kolonave nuk kemi ndonjë informatë se sa të gjata janë kolonat”, tha Bajrami.

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja e Kosovës garon në kuadër të Grupit I.

Deri më tani përfaqësueset e këtij grupi kanë zhvilluar nga 4 ndeshje. Kosova tri i ka humbur dhe në një ka barazuar.

Kosova është e fundit në tabelë me një pikë, ndërsa Kroacia e para me 10 pikë.

Në ndeshjen e 6 tetorit të vitit të kaluar kur Kosova u ndesh me Kroacinë, policë kosovarë të njësive speciale dhe të trafikut, krahas atyre të Shqipërisë ofruan siguri në “Loro Boriçi”.

http://kallxo.com/policia-e-kosoves-ofron-siguri-ne-loro-borici/