Qytetarët i ikin udhëtimit me tren, përdoret vetëm për mallra më shumë

Në tremujorin prill-qershor të këtij viti me tren udhëtuan vetëm 30 mijë pasagjerë, apo mbi 19 përqind më pak se periudha e njëjtë e 2018-ës.

Në anën tjetër pëgjysmë më shumë është rritur transporti i mallrave me tren. Me rritje ishin edhe udhëtimet me aeroplanë.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se vetëm 30 mijë pasagjer e shfrytëzuan trenin për udhëtim për tre muajt prill-qershor

“Në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të  kaluar (TM 2 2018), numri i udhëtareve është zvogëluar  për 19.3%.”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Në territorin e Kosovës, ASK thotë se kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Për dallim nga rënia e numrit të pasagjerëve të udhëtimit me tren, transporti i mallrave me këtë mjet traposrit është rrit përgjysmë më shumë.

“Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë  të vitit 2019 është 153 mijë ton, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të  kaluar (TM 2 2018), kemi rritje  për  58.7%.”, bën të ditur ASK.

Me rritje ishin edhe numri i fluturimeve në tremujorin e dytë të sivjetmë

“Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, kemi pasur 2173 fluturime  apo 11.03% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018).”

Tutje ASK tregon se numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 580 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018) kemi rritje për 11.24 për qind.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri publike përmes raportit “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM – 2/2019”,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e dytë (TM2 2019)”.