Ilustrim
QKUK në Gjendje Gatishmërie
01.9.2016 - 12:46
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë në rast të eskalimit të situatës gjatë protestës kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.
Kështu tha sot për KALLXO.com drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.
“Ekipet emergjente janë në gatishmëri edhe në kushte të veçanta”, tha Lenjani.
Në protestën e 27 janarit të vitit 2015 Emergjenca ishte stërmbushur dhe është dashur të futen në funksion disa reparte të tjera për t’u ofruar ndihmë të gjithë të lënduarve.
http://kallxo.com/te-lenduarit-nuk-i-ze-emergjenca/