QKUK - Foto: KALLXO.com

QKUK Gjinekologu Konfrontohet me Burrin e Pacientes

Zyra për Informim e QKUK  ka konfirmuar se ka pasur një mosmarrëveshje mes një doktori të klinikës dhe një pale.

“Zyra e informimit e QKUK, ju konfirmon se në bazë të informatave të para nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike, sot në këtë klinikë ka pasur një mosmarrëveshje në komunikim ndërmjet një doktori të klinikës me një palë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Me tutje thuhet se një grua së bashku me bashkëshortin e saj dhe fëmijët nuk i janë përmbajtur rregullave të Klinikës së Gjinekologjisë.

“Doktori ka kërkuar nga burri i pacientes t’i nënshtrohet rregullave të Klinikes dhe ai ka reaguar ndaj tij duke u treguar jo komunikativ”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com kontaktoi edhe zëdhënësin e Policisë, Agron Borovci, për të pyetur nëse rasti është raportuar në Polici.

“Policia ka kontaktuar me doktorin pasi që ankuesi nuk ishte aty. Probleme ka pasur pas një mosmarrëveshje lidhur me disa dokumente mjekësore”, ka thënë  Borovci.