QKMF dhe Ambulanca Specialistike  në Mitrovicë ‘Nën një Kulm’

Ambulanca Specialistike dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë pritet të ndërtohen në një lokacion të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë takimit me ushtruesin e  detyrës së Spitalit të Përgjithshëm  në Mitrovicë, Hamëz Berisha diskutuan për ndërtimin e  objektit të Ambulancës Specialistike dhe ndërtimin e Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Drejtori i Spitalit Hamez Berisha ka kërkuar që ndërtimi i këtyre dy objekteve të bëhet në një lokacion të përbashkët.

“Ndërtimi i këtyre dy objekteve në një lokacion të përbashkët është shumë i rëndësishëm  sepse këto dy objekte janë integrale dhe komplementarë të njëra tjetrës” , tha Berisha.

Kryetari Bahtri ka përkrahur kërkesën e drejtorit të Spitalit sepse, sipas tij, është një mundësi e mirë që qytetarët shërbimet e tyre mjekësore t’i kryejnë në një vend.

Në këtë takim Bahtiri dhe Berisha u pajtuan që ta përcaktojnë lokacionin për realizimin konkret të projekteve në fjalë  dhe pastaj  të realizojnë  një takim me institucionet e nivelit qendror.