Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës

Qindra, mijëra euro subvencione të paarsyetuara në MKRS

Zyra Kombëtare e Auditimi në raportin e sajë për Pasqyrat  Financiare Vjetore të MKRS-së për vitin 2018, ka gjetur parregullsi në arsyetimin e subvencioneve nga përfituesit.

Sipas këtij raporti subvencionet e dhëna në vlerë 153,864.00 euro nuk ishin arsyetuar nga përfituesit e tyre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ZKA-së konstaton se sipas marrëveshjeve të nënshkruara, bartësit e projekteve obligohen që t’i arsyetojnë shpenzimet e realizuara, në afat prej 30 ditësh pas realizimit të aktiviteteve të subvencionuara.

“Subvencionet e dhëna në vlerë 153,864.00€ nuk ishin arsyetuar nga përfituesit e tyre. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, bartësit e projekteve obligohen që t’i arsyetojnë shpenzimet e realizuara, në afat prej 30 ditësh pas realizimit të aktiviteteve të subvencionuara. Kjo kishte ndodhur për shkak të monitorimit jo të rregullt nga zyrtarët e MKRS-së dhe mos ndërmarrjes së masave ligjore ndaj përfitueseve të cilët nuk kishin raportuar”, thuhet në Raportin e ZKA, për pasqyrat financiare të MKRS për 2018 në pikën 2.1 të raportit.

Në anën tjerë zyrtarë të MKRS-së nuk kanë treguar se cilat janë subjektet përfitues që nuk i kanë arsyetuar mjetet dhe masat e marra ndaj tyre.

“Tani ne jemi ne fazën kur e përgatisim planin e veprimit, ku edhe i parashohim edhe masat që do të ndërmerren, afatet për zbatim si dhe departamentet përgjegjëse për zbatim te rekomandimeve”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm në MKRS, Veton Firzi, për Kallxo.com.