Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria zgjedh Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Behxhet Rukiqi është zgjedhur drejtor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar informoi kabinetin qeveritar për mënyrën se si rrodhi konkursi për këtë pozitë.

“MAP ka shpallur konkurs me 23 janar për pozitën drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Në përbërjen e komisionit, ka qenë 3 sekretarë të ministrive, një nga OJQ dhe një nga UP”, tha Yagcilar.

Ai më pas tregoi se për këtë pozitë propozohet Behgjet Rukiqi, ndërsa tregoi se nuk ka pasur ankesa nga kandidatët tjerë që kanë hyrë në listë të ngushtë.

Pastaj kabineti qeveritar votoi që Rukiqi të zgjidhet drejtor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit.