Qeveria Vë Rregull në Komunikacion

Ministri Lutfi Zharku tha se në njërën nga pikat e këtij projektligji janë përfshirë edhe kushtet bazë që duhet t’i plotësojnë rrugët me sinjalizim e të tjera.

“Zbatimi i këtij ligji  nuk parasheh implikime buxhetore,“ tha Zharku.

Këtë vit sipas statistikave të policisë është shtuar numri i të vdekurve në komunikacion.

http://kallxo.com/qirinj-per-kujtim-te-te-vdekurve-ne-trafik/

Qeveria në mbledhjen e saj, përveç Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit, miratoi edhe Projektligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme dhe 10 pika tjera të rendit të ditës.

Ekzekutivi aprovoi edhe Projektligjin për Kundërvajtje.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se ky projektligj ka për qëllim që të bëjë reformim në fushën e kundërvajtjeve në Kosovë.

“Të rrisë efikasitetin në shqyrtimin dhe zgjidhjen e lëndëve për kundërvajtje,”  tha Kuqi.

Sipas tij me këtë projektligj parashihet edhe mundësia e heqjes së dënimit me burgim për kundërvajtje.

Në mbledhje u miratua edhe Projektligji për Donacione në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe themelimi i  Këshillit Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuar.

Në përbërje të këtij këshilli do të jenë të përfshirë zëvendësministra dhe përfaqësues të shoqatave personave me aftësi të kufizuara, ndërsa roli i këshillit do të jetë këshillëdhënës.