Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Qeveria shtyen diskutimin për marrëveshjen e telekomit me Dardafonin

Në mbledhjen e 77 të Qeverisë se Kosovës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka kërkuar që pika e 6 e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës.

Pika 6 e rendit të ditës ishte; shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike për themelimin e grupit punues të ekspertëve për analizimin e marrëveshjeve komerciale ne mes telekomit të Kosovës dhe “Dardafon.net”. Kërkesa e tij është aprovuar.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është aprovuar pika e dytë e rendit të ditës, e që ishte që parcela me 39.25 hektarë tokë, e cila në bazë vendimit të Qeverisë  të bërë me 5 mars, t`i jepet në shfrytëzim të përkohshëm GIZ-it me qëllim të themelimit dhe zhvillimit të Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnim.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 77-të ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive.

Në lidhje me këtë kryeministri tha se kjo kategori e meriton me së shumti sepse bënë promovimin e Kosovës në tërë Botë.

143 mije euro janë nda për përkrahjen e federatës së xhudos.