Qeveria shpronëson prona në Hajvali e Shipitullë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore, Zona Kadastrale Hajvali në komunën e Prishtinës.

Kjo pronë, sipas tyre preket nga realizimi i projektit “Rregullimi i shtratit të prockës në Hajvali” .

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për shpronësimin edhe të një tjetër prone.

Kjo pronë, sipas qeverisë preket nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për ekspoloatim të thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut, zona kadastrale në Shipitullë.