Ministria e Financave

Qeveria Shet 10 Milionë Euro Letra me Vlerë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vjet në vlerë nominale 10 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro.

Blerësit kryesor sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale. /21Media