Ndertesa e Qeverise, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Qeveria Ridërgon në Kuvend Emrat e Refuzuar për OShP

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kenë përsëri emrat e Blerim Dinës dhe Vjollca Shala- Kurtishajt për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të prokurimit (OShP).

Dina dhe Shala- Kurtishaj ishin refuzuar më 15 mars në Kuvend pasi nuk kishin marrë numrin e mjaftueshëm të votave pasi Grupi parlamentar i LDK-së nuk kishte marrë fare pjesë në këtë votim.

Në ditën e votimit, deputeti i LDK-së, Naser Osmani, tha se këta dy emra nuk janë mbështetur nga LDK për shkak se ky grup parlamentar kishte konsideruar se nuk janë kandidatura profesionale.

http://kallxo.com/pdk-e-ldk-ndahen-per-gjykaten-e-tendereve/

Bashkë me kandidaturat e përsëritura, Qeveria i ka dërguar Kuvendit edhe emrat e Musa Dragushës, Nuhi Paçarizit, Ivica Ivanoviqit dhe Goran Milenkoviqit për t’u votuar për bord të OShP-së.

Ndërsa sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka hedhur idenë që puna e OShP-së të mbikëqyret nga një kompani ndërkombëtare.

http://kallxo.com/mbikeqyrje-nderkombetare-per-gjykaten-e-tendereve-te-kosoves/